Derbi i madh, ekstra i veçantë për këta futbollistë të Milanit

19:44 | 20 Shtator 2019

Derbi i shumëpritur në mes të Milanit dhe Interit do të zhvillohet nesër, me nisjen e planifikuar për në orën 20:45 të Italisë.

Për dy lojtarë të kuqezinjve, loja mund të ishte ekstra e veçantë, duke pasur parasysh mënyrën se si ata kanë performuar historikisht.

Në fakt, Interi është kundërshtari i preferuar i Suso dhe Bonaventurës , pasi ata nuk kanë shënuar më shumë gola kundër ndonjë skuadre tjetër të Serie A. Prandaj, pasi loja pritet të jetë e vështirë për Giampaolo, ai mund të marrë një ndihmë shtesë nga këta dy, përcjell ORAinfo.

Suso ka shënuar tre gola ndaj Nerazzurri,Ndërkohë , Bonaventura ka shënuar katër gola kundër Interit në karrierën e tij, mes Atalantës dhe Milanit. Sidoqoftë, mesfushori ende po shërohet nga një dëmtim i gjurit, kështu që edhe pse do të jetë në stol, ai me shumë gjasë nuk do të luajë./ORAinfo/

Komento: