
Juventus dhe Milan do të luajnë të dielën në mbrëmje në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.
Ndeshja do të fillojë në ora 20:45 dhe luhet në Torino.
Lojtari i Milanit, Bennacer ka folur për sfidën kudër kampionit në fuqi të Serie A, Juventusit, përcjell ORAinfo.
Ai ka thënë se ndeshja ndaj Juventus do të jetë e vështirë, por Milani është ekip që nuk dorëzohet dhe mund të arrijë fitore.
“A mund te fitojme kundër Juventus? Normale ata jane Juventus por dhe ne jemi Milan dhe do të mundohemi të bëjmë befasi”, ka thënë Bennacer.
Duke folur për rezultatet negative të Milan, Bennacer ka thënë se me punë të madhe dhe të bashkuar do të arrijnë të dalin nga kjo situatë. /ORAinfo/