Derbi Milan – Inter, befasi në formacionet zyrtare

20:45 | 21 Shtator 2019

Janë publikuar formacionet zyrtare për super-ndeshjen Milan – Inter.

Ndeshja e 224-t e Derby della Madonnina është derbi më i madh i javës së katërt të Serisë A, pasi që Milani dhe Interi do të përballen në stadiumin e përbashkët, San Siro, në orën 20:45, kur kuqezinjtë do të luajnë si vendas.

Milani radhitet i shtatë në tabelën e Serisë A pas tri javëve të para, tri pikë prapa rivalit të qytetit dhe liderit të ligës, Interit, raporton Gazeta Express.

Tani janë bërë gjashtë vjet që nga hera e fundit kur Milani kishte qenë në top katërshe të Serisë A në fund të sezonit. Gjatë kësaj periudhe, ata më së keqi kishin përfunduar në pozitën e dhjetë dhe ende janë në kërkim të një mënyre për t’u kthyer në majat e futbollit italian dhe evropian.

Megjithatë, kuqezinjtë duket se janë në rrugën e duhur, pasi që çdo vit e kanë përmirësuar pozitën në tabelë – sezonin e kaluar ishin të pestit – mirëpo progresi ka qenë i ngadaltë për një skuadër që është shpallur shtatë herë kampion i Evropës.

Shumë prej sukseseve të Milanit në të kaluarën kishin ardhur falë mbrojtjes së fuqishme. Nën trajnerin e ri, Marco Giampaolo, skuadra kuqezi e ka pranuar vetëm një gol në tre ndeshjet e ligës këtë sezon.

Megjithatë, për çdo Paolo Maldini, Franco Baresi dhe Alessandro Costacurta në historinë e Milanit, ata kishin edhe Andriy Shevchenko, Filippo Inzaghi dhe Marco van Basten. Pikërisht në fazën e sulmit Milani ka qenë zhgënjyes së fundi.

Skuadra e Giampaolos ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon, dhe të tri ndeshjet e tyre deri më tani kanë përfunduar me rezultat 1:0 – përfshirë këtu disfatën kundër Udineses në ndeshjen hapëse të sezonit, para fitoreve kundër Brescias dhe Hellas Veronas.

Ndeshja e së shtunës do të jetë testi më i vështirë deri më tani për skuadrën e Giampaolos, veçanërisht duke e marrë parasysh formën e mirë në këtë fillim të sezonit që Interi e ka pasur me trajnerin e ri, Antonio Conten.

Zikaltrit i kanë fituar të tri ndeshjet e këtij sezoni – e vetmja skuadër në Serie A që mban ende rekord të përsosur – dhe ata kanë ambicie t’i japin fund dominimit të gjatë të Juventusit në futbollin italian.

Si fqinjtë, edhe Interi ka qenë gjatë kohës së fundit si një gjigant i fjetur, pasi që nuk ka arritur të përfundojë në pozitë më të mirë sesa vendin e katërt në Serie A që nga sezoni 2010/11 – sezonin kur e fitoi tripletën (Serinë A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve).

Megjithatë, pritshmëritë e interistëve u zvogëluan paksa në mesjavë, pas barazimit me Slavia Praguen në Ligën e Kampionëve, kur zikaltrit i shpëtuan disfatës falë golit të Nicolo Barellas.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Milan:

G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Suso, Piatek, Leao

Inter:

Komento: