Deri tani, ja sa vendvotime janë riumëruar

17:02 | 19 Nëntor 2019

Po vazhdon rimumërimi i votave.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gatë ditës së sotëm janë rinumëruar 66 vendvotime.

Ndërsa në përgjithësi numërim i vendvotimeve të rinumëruara është rreth 55 për qind apo 772 vendvotime, ndërkohe kanë mbetur pa u rinumëruar edhe 635 vendvotime.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”

Komento: