Dështoi në zgjedhje, Shpend Ahmeti i kthehet riparimeve në kryeqytet

16:52 | 19 Nëntor 2019

Shpend Ahmeti, dështoi keq në zgjedhje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është kthyer me të madhe punëve të kryeqytetit, shkruan Indeksonline.

Ai në fillim të vitit u kritikua që ka lënë Prishtinën pas dore, duke u marrë me gjëra të tjera politike si bashkëkryesuesi i ekipit negociator në bisedimet me Serbinë.

Ahmeti po njofton qytetarët thuajse çdo ditë për riparimet dhe rregullimet që po i bën në kryeqytetet.

Kësaj radhe ai ka njoftuar se ka riaparuar shkallë, trotuare dhe pjesë tjera të dëmtuara për këmbësorë.

“Vazhdojmë me riparimet e shkallëve, trotuareve dhe pjesëve tjera të dëmtuara për këmbësorë. #prishtina #mobilitet

Platformadigjitale.com

Shkallët te Stacioni!”, ka shkruar ai.

Komento: