Dështon Juve!!

17:35 | 26 Tetor 2019

Juve, ka dështuar sot në ndeshjen kundër Lecces.

Juventusi nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Leçes në transfertë. Kampionët e Italisë kanë zhgënjyer përballë skuadrës së sapongjitur në Serie A këtë sezon. Pas barazimit ndaj Milanit, Leçe merr edhe një pikë ndaj bardhezinjëve.

Nga një penallti për të dyja ekipet vendosën ndeshjen. Në fillim ishte Juventusi që shënoi me anë të Dybala, ndërsa një prekje me dorë e De Ligt brenda zonës bëri që Leçe të barazoi me Mancosun. Tashmë Interi mund të marrë vendin e parë në renditje nëse fiton ndaj Parmës.

Komento: