Dështon Man Utd

19:15 | 28 Nëntor 2019

Mposhtet Manchester United.

FC Astana ka befasuar Manchester United, duke e mposhtur 2:1 në Ligën e Evropës.

Jesse Lingard shënoi në minutën e 10’ për të kaluar në epërsi ‘Djajtë e Kuq’, duke krijuar përshtypjen se këtë sfidë në Kazakistan do ta kalojnë më lehtë se sa është pritur.

Por, pjesa e dytë solli përmbysjen e vendasve.

Dmitriy Shomko në minutën e 55’, barazoi në 1:1 rezultatin, shkruan lajmi.

Golin e fitores vendasit e arritën në minutën e 62’, kur Di’Shon Bernard shënoi autogol, për 2:1.

Komento: