Dështon Shqipëria, Turqia rrëmben tri pikë të vlefshme

22:50 | 11 Tetor 2019

Shqipëria ka pësuar humbje në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Turqisë.

Në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, Shqipëria ka pësuar humbje në përballjen kundër Turqisë, shkruan lajmi.net.

Shqipëria dhe Turqia mbajtën rrjetat e paprekura për 90 minuta lojë, para se Ismajli dhe Strakosha të bënin gafën e pafalshme që i fali tri pikë Turqisë.

Ishte Cenk Tosun lojtari që shfrytëzoi gabimin e dyshes shqiptare, për ta shtyrë topin në rrjetë, për tri pikët e turqve.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin H, ku garon edhe Franca e Islanda.

Turqia tashmë në pozitën e parë numëron 18 pikë, kurse Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt, me 9 pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshje të luajtura.

Komento: