
Donny Van de Beek e Ajax është një nga talentet e rinj më premtues, veçanërisht në pozicionin e tij.
Gjigantët italianë të Serie A, Inter ishin të gatshëm të nënshkruanin holandezin në dritaren e transferimit të verës, por ata shpejt ndryshuan mendje kur u njohën me llojin e parave që Ajax po kërkonte , përcjell ORAinfo.

Tani, duket se gjigantët spanjollë të La Liga, Real Madrid janë jashtëzakonisht seriozë për nënshkrimin e Van de Beek dhe do të bëjnë një ofertë për të në dritaren e transferimit të verës, në përpjekje për të rigjallëruar mesfushën e tyre me përfshirjen e Fabian Ruiz dhe mund të jetë Paul Pogba gjithashtu.
Tani për tani, hierarkia e Interit ka pranuar humbjen në ndjekjen e lojtarit në të ardhmen e afërt dhe ai do të mbetet një ëndërr jo e plotë për hierarkinë e klubit me qendër në Milano./ORAinfo/