Dështon transferimi i yllit të Milanit te Napoli

17:00 | 29 Janar 2020

E ardhmja e Ricardo Rodriguez akoma nuk është vendosur.

Ai ishte i mirëpritur nga Fenerbahce, por Napoli kanë ndërmarrë hapat më konkretë për t’i dhënë Gattuso një alternative për Mario Rui. Megjithatë, negociatat kanë ngecur, përcjell ORAinfo.

Milani dhe Napoli kishin një marrëveshje totale për vlerësimin e zviceranit internacional – 6 milion € – të ndarë midis një kredie (2 milion €) dhe një shlyerje në 4 milion €.

Vetë Rodriguez pati një marrëveshje me Napolin, i lumtur që u kthye në punë me Gattuso, një teknik që e respekton dhe e vlerësoi te kuqezinjtë.
 
Sidoqoftë, siç mësohet nga calciomercato të dy klubet nuk gjetën një marrëveshje për formulën e transferimit./ORAinfo/

Komento: