Detaje të reja, dyshohet se në helikopterin e Bryant kanë vdekur 9 persona

23:50 | 26 Janar 2020

Policia dyshon se në helikopterin e Bryantit ishin nëntë persona.

Policia në Los Angeles ka thënë se beson se në helikopterin e Kobe Bryantit, në kohën e aksidentit fatal ishin nëntë persona.

Legjenda e basketbollit dhe e bija e tij janë në mesin e viktimave.

Deri tash ishte raportuar për pesë viktima, ndërsa në konferencën e fundit të Policisë është thënë se besohet se pos pilotit, në helikopter ishin edhe tetë pasagjerë.

Sipas policisë nuk ka të mbijetuar. Policia ka refuzuar të flasë për identitetin e viktimave.

Komento: