Dikur nuk flisnin bashkë, sot Ronaldo e do yllin e Realit në Juventus

14:41 | 14 Tetor 2019

Ronaldo e do Iscon në Juventus.

Isco mund të largohet nga Real Madrid. Mesfushori spanjoll nuk gjen shumë hapësira te madrilenët dhe për këtë arsye mund të largohet nga Spanja.

Skudra e tij e ardhshme mund të jetë Juventusi ku do të gjente ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldo. Është ky që siç raportojnë mediat spanjolle ka telefonuar Iscon për ta bindur të transferohet në Torino.

Drejtuesit bardhezi janë gati të nisin negociatat me agjentin e tij, por më parë duhet kuptuar vendimi I Real Madrid që e vlerëson rreth 55 milionë euro. Një shumë që nuk duket aspak problem për Juventusin dhe që është gati të bëjë ofertën e parë.

Komento: