
Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa çifti tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën.
E duket se jeta nën një çati po sjell edhe situatat e para me humor mes tyre.
Klodi ka bërë një postim në X, ku me shaka ka kërkuar “ndihmë” për një zakon të Elijonës.

“Dikush ta ndalë Elin nga blerjet shtëpiake, ju lutem”, ka shkruar ai.
Postimi mori reagime nga ndjekësit, ndërsa një prej tyre i sugjeroi çiftit që blerjet t’i shndërrojnë në përmbajtje për TikTok. Klodi duket se e pëlqeu idenë, duke iu përgjigjur: “Në rregull, TikTok më vonë”.
Duket se pas romancës në BBVK, tani Klodi dhe Elijona po zbulojnë edhe “sfidat” e vogla të bashkëjetesës.
