Vajzë apo djalë? Valire dhe Besi zbulojnë gjininë e foshnjës që po presin

22:01 | 20 Nëntor 2026

Aktori Besart Zeneli dhe bashkëshortja e tij, Valire, të cilët së fundmi ndanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë, kanë zbuluar tashmë edhe gjininë e foshnjës që po presin.

Çifti ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një vizitë mjekësore, gjatë së cilës kanë përjetuar një tjetër moment emocionues, teksa mjekja u ka kumtuar lajmin për gjininë e bebit.

Para se të mësonin përgjigjen, Besi dhe Valire kanë treguar edhe parandjenjat e tyre. Aktori ishte i bindur se po prisnin një djalë, ndërsa Valira mendonte se foshnja do të ishte vajzë.

Dhe në fund, ishte pikërisht Valire ajo që ia qëlloi! Mjekja u konfirmoi se çifti është në pritje të një vajze, duke e bërë edhe më të veçantë këtë moment për prindërit e ardhshëm.

Kujtojmë se lajmi për shtatzëninë e Valires u bë publik gjatë spektaklit “Big Brother VIP Kosova 5”, ku çifti rrëfeu edhe rrugëtimin e vështirë drejt prindërimit, pas sfidave me të cilat ishte përballur ndër vite.

Tashmë, Besi dhe Valire po shijojnë këtë kapitull të ri të jetës së tyre, ndërsa përgatiten të mirëpresin vajzën e tyre të parë.

Komento: