
Njëra nga këngëtaret më të pëlqyera në Kosovë është Shyhrete Behluli.
Ajo sot e ka një ditë të veçantë në jetën e saj.
Këngëtarja sot e feston ditëlindjen e saj të 60-të, përcjell ORAinfo.
Këngëtarja mori shumë urime nga anëtarë të familjes, miq e dashamirë.
Ajo ka publikuar një foto nga ndeja e ditëlindjes së saj.
E rrethuar nga burri, vajzat, djemtë e nipat dhe mbesat, Shyhrejtja ka treguar se është e përmbushur në ditëlindjen e saj të 60-të.
Kjo fotografi i tregon të gjitha. /ORAinfo/

