Djali i Ukshin Hotit ende beson se babai i tij është gjallë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Djali i Ukshin Hotit ende beson se babai i tij është gjallë

18:18 | 16 Maj 2019

Andin Hoti ka folur për zhdukjen e babait të tij.

Në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hotit, ka folur djali i tij tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti.

Në një bisedë tejet emocionuse Andini tha se ka shpresa që babai i tij mund të jetë i gjallë.

“Ndoshta dikund është gjallë, me mban kjo shpresë”, tha Andin Hoti në T7.

Po ashtu ai shpresoi se shumë shpejt do të themelohet një Tribunal që do t’i gjykojë krimet e serbëve në Kosovë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot është folur shumë për Ukshin Hotin dhe të pagjeturit e tjerë.

Fjalë të mëdha janë thënë për Ukshin Hotin nga secili lider i shtetit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!