Djali i vdiq në ujë, vjen rrëfimi i dhimbshëm i nënës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Djali i vdiq në ujë, vjen rrëfimi i dhimbshëm i nënës

16:26 | 12 Maj 2019

Vjen rrëfimi i nënës së cilës djali i vdiq në ujë, e tani e mëson vajzës së si duhet notuar.

Këtë fundjavë, u sjellim rrëfimin inspirues dhe sfidat e një nëne që humbi djalin e vetëm gjatë një aksidenti në notim, dhe ka gjetur forcën për ta mësuar vajzën e saj të notojë.

Më 10 korrik 2010, fëmija im i vetëm, Noah, u zhyt gjatë notimit në një pishinë. Ai kishte pak javë që kishte mbushur 2 vjet.

Ishte dita e parë që ne filluam t’i lëvizim kutitë për shkak se po zhvendoseshim nga shtëpia e babait tim. Nëna ime kishte vdekur tre muaj më parë.
Ne po largoheshim nga shtëpia e babait tim për të kursyer ca para dhe për ta menaxhuar më lehtë kompaninë e tij. Qëndrova në kuzhinë për disa minuta.
Dyert ishin të gjitha të hapura. Ndoshta 20 hapa larg meje, Noah ishte ulur në kolltuk dhe po shikonte televizor. Burri im ishte në kopsht me babain tim.

Noah me nënën, gjatë një shetitje për ta shikuar oqeanin.

Dyert e shtëpisë janë franceze, dhe porsa hapen, me hapin e parë mund të gjuhesh në pishinë. Noah pa zhurmë e kishte hapur derën, gjë që unë mendoja se nuk do të mund ta hapte. Kur u ktheva në atë dhomë, ai kishte dalë jashtë.

E mendova se po luante fshehtas. Unë hyra brenda në shtëpi për ta kërkuar, ndërsa burri dhe babai im dolën jashtë për të njëjtën gjë. Disa sekonda më vonë, unë dëgjova një britmë të madhe. Pastaj dëgjova se dikush kishte kërcyer në pishinë. Ishte burri im.

Ai menjëherë e thirri emergjencën, ndërsa unë në shok, vetëm qëndroja në kuzhinë.

E nënvlerësova Noahn atë ditë. Ai ishte një djalë shumë i qetë. Nuk ishte edhe aq kureshtar, dhe nuk ma donte mendja se do të tentonte të dilte jashtë. Madje po atë mëngjes, para se të ndodhte, unë dhe babai im folëm se sa i lidhur ishte Noah me mua.

I them këto gjëra për prindërit e tjerë që thonë “fëmija im kurrë…”. Epo, edhe unë ashtu mendoja. Mendoja që kjo kurrë nuk do të na ndodhte neve.

Jeta pas humbjes së Noahs ishte një ferr i vërtetë.

Unë dhe bashkëshorti im, ndërronim kanalin e televizionit sa herë që shfaqej ndonjë reklamë me ndonjë pishinë noti. Ne ia kapnim dorën njëri-tjetrit kur e dëgjonim ndonjë fëmijë tjetër duke qarë.

Kështu vepruam për një kohë të gjatë. Unë fillova një punë të re, dhe sa herë që mundeshim, largoheshim nga qyteti me makinë. Ne bëmë udhëtime disa ditore, në vende të cilat kurrë nuk kishim qenë. Sidomos në vendet që kurrë s’kemi qenë së bashku me Noahn. Thjeshtë, ne donim të iknim sa më shumë nga vetja. Por sigurisht, kjo është e pamundur.

Dy vjet e gjysmë pas vdekjes së Noahs, lindi vajza jonë Miriam Phoenix. Uji përmendej vetëm atëherë kur ne shkonim për në kopësht zoologjik. Ajo hapte sytë gjithmonë kur kalonim nga liqeni ku edhe kishte barka të vogla lundrimi, fontana e ujëvara të vogla. Por gjithmonë i thonim “Kurrë mos shko afër ujit pa mamin ose babin”.

Ajo filloi që ta përsërisë këtë fjali, sa herë që ne kalonim me makinë kah liqeni. Në mënyrë naive, ne mendonim se ky paralajmërim do të mjaftonte. Ne thjeshtë mendonim se do ta mbante larg ujit përgjithmonë.

Kur i mbushi 6 vjet, gjatë kohës së gjumit, ajo më në fund e pyeti pyetjen të cilën e kishte menduar tash e sa kohë. “Mami, si shkoi Noah në parajsë?” Ajo e dinte se kishte një vëlla engjëll i cili jetonte në parajsë. “Ai shkoi në parajsë” ishte më e shumta që i kisha thënë. Por tani nuk kisha zgjidhje. Nuk doja të gënjeja.

I thash asaj se vëllai i saj nuk dinte të notonte. Ai u afrua afër ujit pa mamin dhe babin. Ishte i vogël. Nuk dinte më shumë. Nuk mundi të merrte frymë nën ujë. Trupi i tij u shua dhe kështu shkoi në parajsë.

Unë kisha shpresuar se ajo do t’ia kishte filluar mësimit të notimit, përpara se ta merrte vesh të vërtetën. Nuk doja ta frikësoja nga uji, thjesht nuk e dija se kur ishte koha që të ndaloja së thëni “qëndro larg ujit”.

Unë thjesht dëshiroja që ajo të ishte fëmijë normal, dhe do ta kuptonte se uji është për ta shijuar një not të mirë. Por thjeshtë nuk e dija se kur dhe si t’ia thoja. Ose ndoshta thjesht nuk mundja.

6 vjeçare është pak e vonshme t’ia fillosh mësimeve të notit. Të paktën mua familja më ka mësuar në moshën 3 vjeçare. Ashtu edhe e gjithë shoqëria ime. Fakti që e kemi liqenin dhe oqeanin afër, të gjithë dinim not që nga fëmijëria.

Por ne nuk mund të përballeshim me frikën tonë.

Gjatë kohës së parashkollore, Miriam po e ndiqte programin shkollorë, për kamping me fëmijët e tjerë gjatë verës. Por, ne mundoheshim që ta largonim atë nga klasat e notimit.

Por ajo po rritej gjithmonë e më shumë, dhe duhej të mësonte not, nuk donim që ajo të dallonte nga fëmijët e tjerë të gjeneratës së saj.

Unë e di se kujdestarët e klasës së notit janë shumë të kujdesshëm. E di se sa profesional dhe të aftësuar që janë. Por gjithashtu, edhe sa të përkushtuar që janë. Kur e regjistruam vajzën në kursin verorë, klasa e parë ishte notimi.

Ne i thamë atyre se ende nuk jemi gati. Ndërkohë që ne nuk ishim gati për klasën e notit, Bonnie, Susan, Patti dhe Shaton (mësuesit), gjithmonë na thonin se ata ishin aty për ne, kurdo që ne jemi gati. Fjalët “kur të jeni gati” janë ndoshta fjalët më të mira që një prind duhet t’i dëgjojë. Për shkak se ata janë aty, ndërsa ne kemi nevojë që ditët të kalojnë.

Nëse unë isha gati apo jo, unë më në fund e kisha kuptuar që në fakt mënyra më e mirë për ta mos e rrezikuar jetën e Miriamit, ishte që ajo ta mësonte notin. Unë e telefonova shkollën dhe i thashë që më në fund jemi gati që ta pranojmë klasën e notit për Miriamin.

Miriam gjatë mësimit të notit

Një javë më vonë, mësimet e saj filluan, Miriam e vendosi shputën e saj në oqean, për herë të parë. Diçka që për fëmijët e tjerë të NeëëJersey, ta vendosësh këmbën në oqean për herë të parë në moshën 6 vjeçare është mjaftë absurde.

Atë ditë, shkova edhe unë me Miriamin. Nuk e di si, por e morra guximin që të hyja edhe unë në ujë. Edhe për mua ishte hera e parë që nga viti 2010.

Mundohesha që t’i mbaja mendimet e thjeshta. Mendoja që ta shijoja momentin. Mundohesha që ta shijoja rërën dhe erën. Mundohesha që t’i dëgjoja valët e detit.

Ia mbajta Miriamit dorën shumë fort të shtrënguar. Ne qëndruam të ngjitura për njëra-tjetrën, mbi rërën e bregut të detit. Ne e ndjenim rërën, që hynte mes gishtave tanë. Ajo thoshte se e guduliste.

Ne u kthyem tek peshqiri jonë, dhe i thash se është koha që ajo të fillojë mësimet e notit.

Miraim: Në një pishinë?

Unë: Po

Miriam: A ka peshkaqenë aty?

Unë: Jo zemër. Nuk ka peshkaqenë.

Miriam: A ka peshqi aty?

Unë: Po si joo!!!

Dhe kështu, edhe ajo u bind se ishte gati.

Një natë përpara se të fillonte zyrtarisht klasën e notit, unë isha duke biseduar me të për zgjidhjet që njerëzit i bëjnë në jetë. Ne flasim për jetën, vdekjen dhe trimërinë. Ne madje folëm edhe për frymëmarrjen. Se si askush nuk mund të marrë frymë nën ujë, dhe sa e rëndësishme është frymëmarrja për dikë që dëshiron të mësojë not. Në fakt, sa e rëndësishme është frymëmarrja për jetën.

Unë kam qenë duke bërë frymëmarrje të thella gjatë gjithë javës. Duke e përgatitur veten për zhurmën e valëve të detit, dhe shijen e kripës së detit. Merrja frymë thellë në mënyrë konstante, për e bëja për t’i kontrolluar frikat e mija për atë që po e priste Miriamin. Frymoja nëpër kujtimet e mia të qeta, nëpër kujtimet e zhurmës së ambulancës dhe dhomës së emergjencës.

Në orën e parë të mësimit të notit, Miriam nuk hyri shpejtë në pishinë. Shkolla kishte dy mësues, Rob Faggiano dhe Sharon London, të cilët qëndronin në ujë dhe po e prisnin. Stafi i shkollës, ishin shumë të ndjeshëm, sepse e dinin sa e vështirë ishte për mua. Unë ia kapa dorën, dhe ecëm së bashku të dy drejtë pishinës.

Unë u afrova në pishinë përmes shkallëve, e nuk u gjuajta, ashtu siç bëja dikur. Jo sepse kisha frikë, por doja ta ndjeja ujin e ngrohtë tek ma pushtonte trupin, dhe të lëshohesha ngadalë në ujë, e ta ndjej veten pa peshë. Por nuk e bëra këtë, edhe pse doja shumë ta bëja. Nuk doja që të isha shpërqendrim për Miriamin. Doja që vajza ime ta kishte vëmendjen tek Rob dhe Sharon.

Miriam mendonte se ajo thjeshtë do të futej në pishinë, dhe do të notonte. Ajo mezi e kishte pritur këtë moment. Dhe unë nuk e kisha ditur deri në atë moment, se sa shumë kishte vuajtur vajza ime për të bërë vetëm pak not. E kuptova se sa i rëndësishëm kishte qenë uji për të, për shkak se kishte qenë gjithmonë kurioze që ne i thoshim të qëndronte larg.

Unë qava disa herë gjatë asaj dite, teksa e shikoja atë duke notuar. Unë qava për tu çliruar nga pengesat që më kishte sjellë jeta. Isha shumë krenare për vajzën time dhe veten time. Isha shumë falënderuese për mbështetjen që më dhanë të gjithë stafi i shkollës.

Po, e di. Mësimet e notit në jetën e saj erdhën pak më vonë se që duhet. Erdhën më vonë se që e bënë shoqëria e saj, apo kushërinjtë e saj, Por ne e bëmë. Jemi duke e bërë. Ia dolëm.

Ora e dytë e notit dukej sikur nuk po vinte, aq me padurim që e priste. U dashurua në notin. Rob i mbante gomat e saja të notimit, dhe i kishte thënë se gomat do ta presin atë këtu, për herën tjetër.

Ajo gjatë kohës sa kishte notuar herën e parë, kurrë nuk e kishte futur kokën nën ujë. E shikoja se arrinte që t’i balanconte gjunjët e saj, duke e ndërtuar ngadalë ngadalë besimin brenda vetes, më kujtonte kohën kur babai im më mësonte notin kur isha shumë e vogël.

Për orën e tretë, Miriam më pyeti mua nëse unë mund të qëndroja jashtë arenës së notimit, dhe ta shikoja atë nga atje, për shkak se të gjithë prindërit e tjerë ashtu bënin. Ajo është shumë e pavarur, dhe kështu më pëlqeu më shumë. Unë e shikova atë nga dritarja ndërkohë që qaja edhe më shumë, për shkak se kësaj here nuk më dëgjonte.

Por gjithsesi, ndihesha e çliruar dhe e patrembur.

Ajo dëshiron që të jetë normale. E respektoj këtë. Do të dëshiroja që edhe unë të isha një nënë normale. Për mua, kujtimi i një ankthi më të keq të një prindi, kurrë nuk më largohet nga mendja ime.

Por ekziston thënja “mashtroje veten, deri sa ta bindësh veten”, e për të, unë arrita që ta mashtroja veten, dhe të aktroja si dikush që nuk jam.

Sipas mësuesve të saj, ajo po mëson shumë shpejtë.

Shpresoj që unë nuk kam qenë e ngadalshme, për këtë kohë që vajza ime e ka humbur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!