Djali vret aksidentalisht nënën

09:09 | 08 Shtator 2021

Pesëvjeçari vret aksidentalisht nënën.

Një nënë u qëllua për vdekje në gjoks nga djali i saj pesëvjeçar, i cili kishte një ar.më, tha policia, transmeton Klankosova.

Michele Cox, 38 vjeçare, vdiq në shtëpinë e familjes së saj në Arizona të SHBA-ve, të premten.

Sipas raportimeve, nëna e katër fëmijëve u transportua me aeroplan në spital pasi pësoi plagë të rëndë në kraharor. Ajo më vonë vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Casa Grande ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentin, për të cilin ata besuan se ndodhi aksidentalisht.

Katër fëmijët e Michele, të moshës 4 deri në 12 vjeç dhe i dashuri i saj 40-vjeç ishin të gjithë në shtëpi në atë kohë. Asnjë prej tyre nuk u plagos gjatë incidentit, thanë autoritetet.

Komento: