Dje nëshkroi me Milanin, ja ku po transferohet Maldini

21:02 | 13 Nëntor 2019

Pasi rinovoi kontratën e tij me AC Milan dje, duke nënshkruar një zgjatje pesë-vjeçare, Daniel Maldini mund të i lë kuqezinjtë në janar për të marrë ca kohë më shumë për të shfaqur lojën e tij.

Këtë lajm raporton edicioni i sotëm i Corriere Dello Sport,përcjell ORAinfo.

Aktualisht, mesfushori sulmues po luan me skuadrën Primavera, e cila natyrisht që është e mirë për zhvillimin e tij.

Sidoqoftë, do të ishte edhe më mirë nëse ai mund të marrë ca kohë duke luajtur me një ekip të parë, kjo është arsyeja pse një veprim kredie është në plan. Ndoshta Seria B do të jetë destinacioni i tij i radhës./ORAinfo/

Komento: