Do të befasoheni me profesionin tjetër të ‘Alis’! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Do të befasoheni me profesionin tjetër të ‘Alis’!

15:23 | 27 Dhjetor 2018

Është ndër aktoret me të preferuar në Turqi.

Tolga Saritas te ne u bë njohur me rolin e “Alis” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, serial ky i cili transmetohet në RTV21, çdo ditë nga e hëna në të premten.

Ai u lind me 30 Maj të vitit 1991, do të thotë tani ka 27 vjet. Tolga ka studiuar në Universitetin e Stambollit, shkruan rtv21.

Saritas është njëri ndër aktorët më të kërkuar në Turqi, ai vlerësohet shumë për qëndrimin e tij serioz dhe profesional në rolet e tij të ndyrshme.

Përveç aktrimit, Tolga ka talent edhe muzikën, pra ai është edhe këngëtar mjaft i pëlqyer në vendin e tij.

Tolga si këngëtar ka marr pjesë në shumë programe televizive, ai gjithashtu në muajin maj ka publikuar edhe këngën e tij të parë me videoklip, e cila është pritur shumë mire nga fansat e tij.

“Sen Gülünce Çok Güzelsin” titullohet projekti i Tolgës ku në kanalin “Youtube” numëron mbi 2 milionë klikime.

Me zërin e tij të veçantë ai ka kënduar edhe këngë të këngëtarëve tjerë, për të cilat është vlerësuar shumë. Më poshtë mund t’i gjeni disa nga këto këngë të kënduar nga, Tolga.

Komento: