Do të kemi dasmë! ‘Zogu i Tiranës’ na njeh me bashkëshorten

22:08 | 23 Shkurt 2023

‘Zogu i Tiranës’ është një personazh i njohur i showbizit shqiptar. Karakteri i tij mjaft karizmatik ka bërë që të jetë shpesh në krye të mediave rozë, shkruan nzoom.

Por, edhe jeta private e Hermes Nikaj diskutohet shumë e me raste duke e vënë në dyshim statusin aktual. I ftuar në emisionin n’ZOOM, Zogu ka zbuluar se së shpejti do të martohet me dasmë luksoze e madje për herë të parë bën publike identitetin e bashkëshortes së ardhshme. /nzoom.

Hermes Nikaj është një nga prezantuesit më të njohur e më të komentuar në media e rrjete sociale, sidomos për deklaratat e tij, pamjen e jetën luksoze që bën.

Hermes, i njohur si “Zogu i Tiranës” u bë i njohur në Aldo Morning show ku prej disa vitesh na shoqëronte mëngjeseve ndërsa tani e shohim prezantues në emisionin “Dita e re” në Ora News.

Zogu i Tiranës”, ka folur për jetën e tij private gjatë një interviste për revistën “Story”.

Ai u shpreh se aktualisht ndodhet në një lidhje dhe është shumë i lumtur, ndërsa shtoi se në të ardhmen dëshiron të bëhet me fëmijë. “Normal që po, e dua një gocë inashallah do Zoti! Jam tradicional dhe e dua familjen”.

Komento: