Dogana rrit të hyrat, mblodhi 1.37 miliard euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dogana rrit të hyrat, mblodhi 1.37 miliard euro

10:58 | 06 Janar 2022

Dogana e Kosovës mbledhi 1.37 miliard euro të hyra gjatë vitit të kaluar.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka bërë të ditur se të hyrat vjetore për vitin 2021 kanë qenë 1.37 miliard euro, 320 milionë më shumë se në vitin 2020.

Në një konferencë për media, ai u shpreh se viti i kaluar ka qenë sfidues për ta, por që ata kanë arritur objektivat e tyre.

“Viti që lamë pas ka qenë një vit i brishtë për shkak të sfidave, mirëpo ka pasur mundësi që ti arrijmë objektivat. Një prej sfidave ka qenë rritja e vëllimit të të hyrave. Dogana ka pasur një strategji në ofrimin e kushteve për të gjithë, reformë të proceseve kyçe për evazion fiskal dhe kemi pasur një bashkëpunim me biznese dhe qytetarë. Të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliard euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kemi pasur të hyra edhe 16 për qind më shumë se në vitin 2019”, ka deklaruar ai.

Llugaliu tregoi se edhe importi ka shënuar rritje krahasuar me vitet paraprake e që mbërrin shifrën e 4.6 miliardë eurove.

“Te importi kemi pasur 4.6 miliardë euro, krahasuar me vitet paraprake ka pasur 3.5 miliardë euro”, shtoi ai.

Komento: