Dortmund dhe Man Utd nisin ‘luftën’ për yllin e Juventus

19:24 | 31 Tetor 2019

Mario Mandzukic po kërkohet nga skuadra të mëdha evropiane.

Borussia Dortmund duket se do të jetë rivali kryesor i Manchester United, në garën për yllin e Juventus.

Dortmund është futur në garë për transferimin e Mario Mandzukic nga Juventus, gjatë merkatos së janarit, raporton ‘Tuttomercato’.

Emri i kroatit është i lidhur edhe me skuadrën e Man United, të cilët kërkojnë shërbimet e tij tash e një kohë të gjatë, transmeton lajmi.

Megjithatë, së fundmi në lojë po futet edhe një rikthim i mundshëm i Mario në Bundesliga, me skuadrën e Dortmund që po e pëlqen lojtarin 33 vjeçar.

Kujtojmë se situatën e Mandzukic po e monitoron edhe skuadra nga La Liga, Sevilla.

Komento: