Drejtori i Barcelonës nuk e duron më sjelljen e Dembele, vjen me këtë deklaratë

15:17 | 03 Janar 2022

“Dembele me agjentët ka pasur mjaftueshëm kohë”

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany beson se sulmuesi Ousmane Dembele ka pasur mjaftueshëm kohë për të vendosur për rinovimin e kontratës.

Kontrata e francezit skadon në qershor dhe raportohet se në negociatat për rinovim, ka pasur ngecje.

I pyetur për ndonjë tjetër takim me agjentët e Dembele, Alemany tha se ata kanë ofertën në tavolinë, andaj duhet të vendosin.

“Asnjë takim nuk është caktuar për sot dhe nuk duhet ta shpjegojmë arsyen. Kemi folur me agjentët e tij për pesë muaj. E dinë pozitën e klubit, kemi pasur shumë durim, e dinë që duam që të qëndrojnë, kanë ofertë dhe nuk mund të shtyhet më shumë”.

“E dinë të gjithë skenarin dhe presim përgjigje që të jetë shumë e qartë dhe që i përshtatet klubit”.

Ndërkohë, raportohet se Dembele do largohet në fundin e sezonit me disa klube të Premierligës të interesuar.

Komento: