Drejtori i IKSHPK-së shkon në Qeveri, do të takohet me kryeministrin Hoti

13:07 | 05 Korrik 2020

Kreu i IKSHPK-së do të takohet me kryeministrin Hoti.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka arritur në objektin e Qeverisë, raporton Express

Aty Ramadani do të takohet me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin.

Në këtë takim do të marrin pjesë krerët e institucioneve shëndetësore në vend.

Ramadani sot ka qëndruar në Klinikën Infektive të QKUK-së, bashkë me ministrinë Shëndetësisë, Armend Zemajn.

Ndërkohë, situata me koronavirusin në Kosovë është rënduar.

Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë vdekur 12 persona.

Ndërkaq mbrëmjen e së shtunës, IKSHPK ka njoftuar se janë konfirmuar 178 raste me COVID-19.

Komento: