Drejtuesit e Milan në aksion, pas Giroud ata po e transferojnë edhe Icardin!

18:54 | 14 Korrik 2021

AC Milan është duke punuar në krijimin e një ekipi konkurrues në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Për këtë drejtuesit e Milan janë duke vëzhuar shumë lojtarë të cilët do t’i kryenin punë trajnerit Stefano Piolit.

Reparti i sulmit dhe mesfushës janë dy nga synimet me të mëdha të Rossonerëve për t’i përforcuar, përcjell ORAinfo.

Një nga emrat që tani është duke u përfolur shumë në mediat italian është edhe ai i sulmuesit argjentinas, Mauro Icardit. Është gazetari i njohur italian, Carlo Pellegatti i cili raporton se AC
Milan po e shikon mundësinë që Mauro Icardi t’i bashkohet rossonerëve.

Edhe pse gazetari e konfirmon se Milan tashmë ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez, Olivier Giroud, ai thotë se ka marrë vesh se në listën e drejtuesve të Milanit është edhe Maruo Icardi.

Sipas tij, ky plan pritet të zbulohet shumë shpejt dhe e ardhmja e Icardit do të vendoset shumë shpejt. /ORAinfo/

Komento: