Presidenti i Barcelona, Josep Maria Bartomeu këmbëngul se shqetësohet për ditën kur superylli Lionel Messi del në pension.
Messi , pasi mori javën e kaluar trofeun e tij të gjashtë të Topit të Artë, ai do të afrohej së shpejti në fundin e karrierës së tij si futbollist aktiv, përcjell ORAinfo.
Superylli argjentinas festoi ditëlindjen e tij të 32-të verën e kaluar dhe përderisa nuk është reflektuar në shfaqjet e tij, ka shqetësime se ai po i afrohet fundit të karrierës së tij.
“Jam i shqetësuar për ditën kur Messi do të dalë në pension,” i tha Bartomeu Catalunya Radio gjatë fundjavës.
“Unë do të doja që ai të nënshkruajë një kontratë tjetër. Ai ka ende kohë përpara tij, ne kemi folur shumë herë për të.
“Ai nuk ka asnjë problem me vazhdimin në Barça. Nuk kam dyshim se ai do të luajë këtu derisa të pensionohet, se është angazhuar për klubin. Nuk ka dyshime që ai të përfundojë karrierën e tij këtu dhe ta përfundojë atë kur dëshiron ”, përfundoi presidenti i Barçës.
Bartomeu thuhet se ka ndërmend të zgjasë kontratën e Argjentinasit , deri pas Kupës së Botës 2022./ORAinfo/