Dridhet bota e futbollit, Messi po rikthehet në Barcelonë

10:24 | 14 Mars 2022

Lionel Messi pranë rikthimit spektakolar në Barcelonë

Lionel Messi mund të rikthehet sërish te Barcelona, sipas raportimeve të fundit. Padyshim se ky do të ishte një rikthim i madh, nëse do të ndodhë.

Sulmuesi argjentinas nuk ka arritur assesi të ambientohet te Paris Saint-Germain, duke qenë larg formës që kishte te Barça.

Pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, kanë filluar të rriten zërat se Messi mund të largohet nga “Parc des Princes”.

Sikur të mos mjaftonin këto, sot 34-vjeçari u vërshëllye nga tifozët e Parisit në ndeshjen ndaj Bordeaux.

Tashmë raportohet se ka diçka konkrete rreth largimit të mundshëm të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” nga PSG-ja.

Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, babai i Lionel Messit, Jorge, i cili njëherit është edhe menaxher i tij, ka kontaktuar Barcelonën para disa ditësh për të diskutuar rreth një rikthimi të mundshëm të Leos në “Camp Nou”.

Tani për tani duket e vështirë që kjo lëvizje të realizohet, duke marrë parasysh gjendjen financiare të Barcelonës dhe pagën e lartë që Messi ka. Mbetet të shihet nëse do të ketë “sakrifica” nga palët dhe rikthimi i madh i legjendës të ndodhë.

Komento: