Interi është duke përgatitur një ofertë për yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, raporton Calciomercato.
Ylli i Lazios ka qenë subjekt i interesit nga Milan, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus në dritaret e transferimit të fundit, por Lazio ka arritur ta mbajë atë, duke kërkuar rreth 100 milion euro për të, përcjell ORAinfo.
Inter ka dashur prej kohësh yllin e Serbisë, por nuk kanë bërë një qasje zyrtare për të. Kjo mund të ndryshojë kur të hapet dritarja tjetër e transferimit./ORAinfo/