
Ante Rebic, mund të largohet nga Milani në janar nëse vazhdon mungesa e tij në lojë raportojnë mediat italiane.
Kroati arriti në ditën e afatit në një marrëveshje kredie dy vjeçare nga ana e Eintracht Frankfurt pasi kuqezinjtë kishin kaluar pjesën më të madhe të verës duke ndjekur Angel Correa të Atletico Madrid,përcjell ORAinfo.

Rebic ka luajtur vetëm 73 minuta në Serie A që nga ardhja e tij dhe sipas Calciomercato.com – i cili citon gazetën Tuttosport – situata duhet të ndryshojë ose ai largohet në janar./ORAinfo/