“Dridhet” Seria A, Milan vjen me transferim të “çmendur” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Dridhet” Seria A, Milan vjen me transferim të “çmendur”

12:59 | 16 Shtator 2019

Kërkimi për një sulmues, ishte një nga pikat kryesore të Milanit gjatë seancës së fundit të tregut të transferimeve verore.

Kuqezinjtë, sipas kërkesave të trajnerit Marco Giampaolo, do të duhej të transferonin një lojtar fleksibël dhe me cilësi të mirë. Shkurt, një element i aftë për të bërë ndryshimin dhe për të ndihmuar Krzysztof Piatek në fazën sulmuese, përcjell ORAinfo.

Dhe sipas Calciomercato.com, Milani do të kishte menduar edhe për një lojtar që deri para disa muajsh po luante në San Siro, por te Inter.

Milani po mendon seriozisht për Balde Keita, një sulmues senegal, i cili sezonin e kaluar luajti në Serie A me Interin./ORAinfo/

Komento: