Dridhët Serie A, Ivan Rakitiq befason të gjithë me ekipin e ri

11:49 | 15 Nëntor 2019

Ivan Rakitiq pritet të largohet nga Barcelona gjatë janarit.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq ka gjasa të mëdha që gjatë janarit të transferohet te ekipi tjetër nga La Liga, Atletico Madridi.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se Atletico tashmë ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Rakitiqit, që do të largohet nga Barça për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit.

Mësohet se për kartonin e Rakitiqit, Atletico ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim, pasi trajneri Diego Simeone e sheh kroatin si përforcim të duhur për mesfushën. Rakitiq 31-vjeçar, këtë edicion ka vetëm 255 minuta lojë te Barcelona në të gjitha garat kurse kontrata i skadon vitin e ardhshëm. Ai karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Schalke e Baseli.

Komento: