Drita rinovon kontratën me trajnerin Ardian Nuhiu

00:00 | 01 Qershor 2020

Drita rinovon kontratën me trajnerin Ardian Nuhiu.

Ardian Nuhiu do të jetë në krye të shtabit teknik te FC Drita edhe për dy vitet e ardhshme.

Tekniku shkupjan ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit gjilanas për të rinovuar kontratën, teksa informacioni është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit.

“Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardhshme!

Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit Shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.

Klubi jone i deshiron suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Drita gjithashtu dje rinovoi me kapitenin e skuadrës, Ardian Limani.

Komento: