Dukesha është shtatzënë, ja sa shumë i është fryrë barku

16:03 | 11 Dhjetor 2018

Dukesha befasoi të gjithë në ceremoninë e “British Fashion Awards”, e cila edhe për herë të parë shfaqi barkun e rrumbullakosur.

Përveç daljes për herë të parë me barkun e fryrë, dukesha theu publikisht edhe rregullin për ngjyrën e thonjve.

Për revistën “People” ngjyra e zezë e thonjve është një zgjedhje e rrallë nga anëtarët e familjes mbretërore, shkruan rtv21.

Ky veprim i dukeshes i befasoi të gjithë pasi që edhe pse nuk është një rregull i shkruar mbretëresha, Elizabeta II nuk e aprovon që thonjët të lyhen me ngjyra nga anëtarët e familjes mbretërore.

Kjo nuk është hera e parë që dukesha thyen rregullat mbretërore, shkruan rtv21.tv Meghan theu rregullat edhe kur veshi një fustan që zbulonte krahët e saj në ceremoninë “Trooping of Colour”.

Komento: