Dunnarumma befason, bën një tatuazh

16:41 | 16 Korrik 2021

Donnarumma e bën tatuazh trofeun e Euro 2020.

Portieri i Italisë, Gigio Donnarumma festoi fitoren e UEFA Euro 2020 duke bërë një tatuazh të trofeut në krahun e tij të majtë. 22-vjeçari luajti një rol kyç në triumfin evropian të Azzurrit duke shkëlqyer në pritjet e penalltive kundër Spanjës dhe Anglisë.

Donnarumma u emërua Lojtari i Turneut dhe ishte hera e parë që një portier fiton një çmim të tillë. Ish-lojtari i Milanit dëshironte të mbante mend trofeun e tij të parë ndërkombëtar duke bërë një tatuazh të kupës në krahun e tij të majtë. Donnarumma postoi foton e tatuazhit të tij në historitë e tij në Instagram.

Reprezentuesi italian sapo ka përfunduar një lëvizje në PSG si një lojtar i lirë, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, shkruan Gazeta Express.

Donnarumma bëri tatuazhin e tij në Romë, ku ekipi kombëtar u kthye pas triumfit të tyre në Finalen e EURO 2020 kundër Anglisë në Wembley Stadium.

Komento: