Dy lojtarët e Zvicrës shkojnë ta përkrahin Kombëtaren e Kosovës

18:22 | 10 Shtator 2019

Kosova ka marrë një përkrahje të madhe para ndeshjes kundër Anglisë sonte.

Dy yjet e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Albion Ajeti kanë vizituar Kombëtaren e Kosovës në Southampton të Anglisë.

Pasi kanë kryer ndeshjet me helvetikët, dy shqiptarët janë kthyer në ishull dhe kanë shfrytëzuar rastin të takohen me Dardanët.

Ata janë takuar edhe me presidentin Agim Ademi dhe i kanë uruar fat për ndeshjen em Anglinë.

Komento: