Dy super lojtarët në radarin e PSG-së

21:15 | 03 Nëntor 2019

PSG vihet në kërkim të dy mbrojtësve të ri.

PSG është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Juventusit, Mattia De Sciglio dhe atë të Tottenham-it, Layvin Kurzawa.

Kampionët e Francës humbën ndeshjen e fundit në kampionatin francez, gjë që ka bërë që trajneri Thomas Tuchel të jetë i pakënaqur.

Tekniku gjerman ka kërkuar nga klubi të forcojë mbrojtjen gjatë afatit dimëror, në mënyrë që të jenë kandidatë për Ligën e Kampionëve.

Dy lojtarët kryesorë për gjigantin francez janë Kurzawa dhe De Sciglio, të cilët janë të pakënaqur nga klubet e tyre.

Transferimi i tyre pritet të ndodhë në afatin e janarit.

Komento: