Dy të prekur me koronavirus, Qeveria e Kosovës mblidhet në ora 19:00

17:55 | 13 Mars 2020

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sonte në ora 19:00.

Kjo vjen pas konfirmimit të dy rasteve të konfirmuara në Kosovë me virusin COVID19, shkruan lajmi.

Për rastet pozitive me koronavirus në Kosovë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nëpërmjet një konference për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti gjatë konferencës ka bërë të ditur se qeveria do të mblidhet në ora 19:00 lidhur me çështjen.

Komento: