E dhimbshme: Ndërron jetë aktori shumë i njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E dhimbshme: Ndërron jetë aktori shumë i njohur

23:35 | 27 Dhjetor 2018

Frank Adonis – i cili luajti si Anthony Stabile në Goodfellas të vitit 1990 – ndërroi jetë natën e mërkurë në Las Vegas.

Aktori i juaj i preferuar humbi jetën pas një beteje të gjatë me sëmundje, njoftoi TMZ të enjten.

Ai ishte 83 vjeç.

Adonis – i cili luajti në disa prej filmave më të famshëm të Martin Scorsese, përfshirë Raging Bull dhe Kazino – kishte qenë i sëmurë për disa vite, sipas gruas së tij Denise, kryesisht me probleme të veshkave.

Frank kishte qenë në dializë dhe po merrte frymë duke përdorur një ventilator për nëntë ditët e fundit.

Denise i tha faqes: “Ai ishte një baba i madh dhe një burrë i mrekullueshëm. Ka ndihmuar të gjithë miqtë e tij. Shkrimtar i madh, regjisor dhe aktor. Ai ishte shoku im më i mirë”.

Komento: