E dhimbshme: Në moshën 54 vjeçare, ndërron jetë aktori shumë i njohur shqiptar

12:40 | 21 Korrik 2020

Në moshën 54 vjeçare ka ndërruar jetë aktori shumë i njohur shqiptar.

Ndahet nga jeta në moshë të re humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj.

54 vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, e cla i ka marrë jetën.

Pas lajmit për vdekjen e tij, artistë të shumë e bashkëpunëtorë të tij kanë shprehur ngushëllime për familjen.

Jetëshkrim i shkurtër:

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër.

Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.

Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare.

Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi.

Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth.

Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

O vajzën o komunën

Vëllai nga babai

Surpriza

Big Brother Shkodra 1

Big Brother Shkodra 2

Martesë me Intenet

Zef Deda Show 3

Bujar Qamili Show 2

Lumturi në Fukarallek

Je Shkodran në qoftë se

Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

Gëzuar 2015

Gëzuar 2016

Pranverë për fëmijë

Komento: