E FUNDIT! Isco po largohet nga Reali

16:29 | 12 Tetor 2019

Isco më në fund ka vendosur të largohet nga Real Madrid për shkak të mungesës së kohës së lojës, raporton Calciomercato.

Mesfushori ka luajtur vetëm tre herë në kampionat këtë sezon nën urdhrat e Zinedine Zidane, dhe nuk ka përfunduar 90 minutat një herë,përcjell ORAinfo.

27-vjeçari ka këmbëngulur shpesh që ai të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në stinët e kaluara, por tani ai ndjen se duhet bërë një lëvizje./ORAinfo/

Komento: