E FUNDIT: Joshua konfirmon meçin e radhës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E FUNDIT: Joshua konfirmon meçin e radhës

23:47 | 08 Dhjetor 2019

Anthony Joshua ka konfirmuar meçin e radhës.

Anthony Joshua ka konfirmuar se do të kthehet përsëri në ring në mars për të mbrojtur rripat e tij në peshën e rëndë.

Britaniku u bë dy herë kampion bote pasi u hakmorë ndaj Andy Ruiz Jr të shtunën, gjashtë muaj pas humbjes së tij shokuese.

30 vjeçari me gjasë do të luftojë kundër sfiduesve të detyrueshëm Oleksandr Usyk ose bullgari Kubrat Pulev, përcjell lajmi.

Usyk është sfiduesi për titullin WBO, kurse Pulec për atë IBF.

“Puna fillon sërish sepse në muajin mars do të mbroj këta tituj sërish. Tashmë veç jam i fokusuar në meçin tim të radhës”, ka thënë Joshua për Sky Sports.

Meçi i radhës i Joshuas në mars do të zhvillohej vetëm një muaj pas rimeçit të shumëpritur, Fury – Wilder.

Komento: