
Bashkë me Kobe Bryant vdiq edhe vajza e tij 13-vjeçare.
ABC News pak më parë raportoi se bashkë me legjendën e basketbollit amerikan kishin vdekur edhe katër vajzat e tij, por ky medium ka demantuar lajmin e vet.
Raportohet se bashkë me të ka qenë njëra nga vajzat e tij.
Siç raportojnë media në SHBA, ajo ishte 13 vjeçare.
Mediumi amerikan, TMZ, që raportoi i para për aksidentin e yllit amerikan, raporton se një nga pesë viktimat që gjendeshin në bord, ishte edhe vajza e Kobe Byrant, Gianna Maria, transmeton Express.
41 vjeçari, i cili ishte një nga më të mirët në historinë e basketbollit, ishte baba i katër vajzave.
Tashmë lajmi për vdekjen e tij është raportuar nga të gjitha mediat botërore.
Autoritetet në Los Angeles kanë konfirmuar se në helikopter gjendeshin pesë persona dhe se të gjithë kanë ndërruar jetë, mirëpo nuk kanë konfirmuar asnjë emër të viktimave.