E humbi dhëmbin në ndeshje, Torreira bën postimin epik

12:12 | 20 Mars 2022

Humbi dhëmbin dhe mori një pikë më shumë ekipi i tij.

Autori i golit të vetëm të Fiorentinës i cili bëri që ekipi i tij të dilte më një pikë pas barazimit me Interin 1-1, publikoi një foto ku ka treguar dhëmbin e humbur gjatë ndeshjes.

“Është këputur dhe gati për të rënë”, i tha ai një anëtari të stafit gjatë ndeshjes.

Pasi dhëmbi i ra, ai filloi të luajë me një pecetë në gojë për të pushuar dhe gjakderdhjen.

Në dhomat e zhveshjes ai po feston me një dhëmb më pak në gojë dhe në postimin e Twitter ai shkruan këtë frazë : “ Një pikë më shumë por një dhëmb më pak”.

Komento: