“E kemi obligim që të jemi më afër njëri-tjetrit” – kështu thotë Bekim Jashari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“E kemi obligim që të jemi më afër njëri-tjetrit” – kështu thotë Bekim Jashari

11:03 | 28 Nëntor 2021

Jashari: E kemi obligim që të jemi më afër njëri-tjetrit.

Krytari në largim i Skënderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit.

Jashari tha se ky muaj është muaj i kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri, teksa shtoi se falë UÇK-së, në qershor të 1999 u arrit liria.

“Ne bashkarisht së bashku me shoqatat e dala nga lufta e me qytetarë tjerë së bashku bëm nderime e homazhe pranë varrit të komandantit legjendar dhe dëshmorëve tjerë, ku do të vazhdojmë edhe në kompleksin memorial në Marinjë”.

“Ky muaj është muaji i sakrificës, i lavdisë dhe kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri që ne si shqiptarë të Kosovës falë UÇK-së, në qershor të 99-ës arritëm ta kurorzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin ashtu siç është më së mirë dhe ashtu siç e deshën dëshmorët”, tha Jashari.

Komento: