E kërkon Real Madrid, Arsenali synon ta ‘blindojë’ yllin e klubit

15:56 | 19 Dhjetor 2019

Arsenali po synon ta mbajë edhe më gjatë në skuadër sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi gabonez ka kontratë me “Topçinjtë” edhe 18 muaj, ndërsa spekulohet se mund të largohet gjatë verës që vjen. Interesim për të ka shfaqur Real Madridi

Arsenali po shpreson që ta vazhdojë bashkëpunimin me Pierre-Emerick Aubameyang.

“Topçinjtë” po planifikojnë ta angazhojnë trajnerin Mikel Arteta, përmes së cilit shpresojnë që sulmuesi gabonez ta vazhdojë kontratën.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka kontratë me “Gunners” edhe 18 muaj dhe spekulohet se ai mund të largohet verën që vjen.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Real Madridi.

Mirëpo, Arsenali i mban shpresat gjallë për ta mbajtur në ekip sa më gjatë të jetë e mundur 30 vjeçarin.

Komento: