
Është një ndër lojtaret me të mirë në Botë.
Sulmuesi i Brazilit, Richarlison, do të mbetet te skuadra e Evertonit të paktën deri në verën e vitit 2024.
Ekipi nga Premier League të premten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Richarlisonin.

Sulmuesi 22-vjeçar te Evertoni shihet lojtar i rëndësishëm dhe për këtë arsye drejtuesit kanë insistuar në rinovimin e kontratës së tij.
Këtë edicion Richarlison ka shënuar pesë gola në 16 ndeshje në të gjitha garat. Tek Evertoni është transferuar verën e vitit të shkuar nga Ëatfordi për 40 milionë euro. Richarlison ka edhe gjashtë gola në 17 ndeshje me Brazilin.
Karrierë ka bërë edhe te ekipet braziliane si Fluminense e America-MG.