E papritur: Jep dorëheqje trajneri i njohur

21:30 | 25 Nëntor 2019

Ka dhënë dorëheqje trajneri i njohur.

Ka dhënë dorëheqje trajneri i Lirisë, Samuel Nikaj, shkruan Express.

Kryesia e klubit prizrenas pas mbledhjes së saj e ka pranuar vendimin e trajnerit të njohur.

Bardhezinjtë e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për punën dhe bashkëpunimin.

“Njoftim! Bordi i KF Liria, sot në takimin e jashtëzakonshëm shqyrtoi kërkesën për dorëheqje të trajnerit të klubit Samuel Nikaj. Pas diskutimeve konstruktive, bordi i kryesisë së klubit ishte njëzëri i pajtimit për ta pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, gjithmonë në akordancë me marrëveshjen paraprake mes palëve.

Bordi i KF Liria e falenderon trajnerin Samuel Nikaj për punën e gjerëtanishme dhe i dëshiron atij shumë suksese në të ardhmen në karrierë. Me respekt! Bordi i KF Liria”, shkruan në njoftimin e Lirisë, e cila këtë sezon po garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Komento: