E papritur, Lista Serbe mbështet LVV-në në Kuvend

12:59 | 17 Dhjetor 2021

Lista Serbe mbështet LVV-në në Kuvend.

Deputetët e Listës Serbe kanë përkrahur Kuvendi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që leximi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2022 të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, shkruan Paparaci.

Igor Simiq së bashku me Grupin e tij Parlamentar kanë dal në krah të LVV-së që buxheti të shqyrtohet sot dhe jo më 22 dhjetor.

Kuvendi me 75 vota pro ka miratuar propozimin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ndryshe, partitë opozitare ishin kundër që gjatë ditës së sotme të shqyrtohet ky Projektligj, ndërsa kryeministri Kurti kërkoi nga ta që ta përkrahin këtë propozim në mënyrë që të mos prolongohet kjo çështje.

Komento: