E papritur, Mourinho bëhet me skuadër të re

15:28 | 17 Nëntor 2019

Jose Mourinho po e vëzhgon me vëmendje pozicionin e Mauricio Pochettino në Tottenham teksa synon një rikthim në menaxhim në të ardhmen e afërt.

Portugezi ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Manchester United dhjetorin e kaluar dhe do të ishte i hapur për të biseduar me Spurs,përcjell ORAinfo.

Mourinho është në pritje të një oferte për të zëvendësuar Zinedine Zidane te Real Madrid, por është më shumë i interesuar të kthehet në Premier League./ORAinfo/

Komento: